Ambasadori i Shqipërisë në OSBE/ Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Igli Hasanit

Nov 11, 2021 | 16:42
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Igli Hasanit, ambasadorit të Shqipërisë pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë. 

igli

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura