Ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill ka folur ditën e sotme për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një shkrim në rrjetet sociale ai shprehet se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Sipas tij Serbia ka shprehur qëndrueshmëri dhe ka qenë e gatshme për marrëveshje.
“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është e gatshme dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Chollet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al