Ambasadori i SHBA dhe ajo e BE, takim me Bashën e Berishën në PD

Feb 9, 2016 | 11:26
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së, Doland Lu, shoqëruar sot nga ambasadorja e BE në vendin tonë, Vlahutin kanë nisur një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në takim ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha gjate nje takimi me ambasadorin Lu
Basha gjate nje takimi me ambasadorin Lu

Ata janë parë t’i drejtohen selisë blu pak pas orës 11:00, ndërkohë që nuk ka ende ndonjë deklaratë zyrtare rreth qëllimit të takimit.

Takimi vjen ndërkohë që mes kampeve politike zien debati për Byronë Kombëtare të Hetimit, reformë në drejtësi dhe zbatimin pa rezerve të ligjit të dekriminalizimit.

Cështje për të cilat jo pak herë diplomatët janë shprehur publikisht për domosdoshmërinë e zbatimit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura