Ambasadori i ri prezantohet me një videomesazh: Ta fusim Shqipërinë në BE, çfarë kërkoj nga ju

Sep 18, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Luigi Soreca, Ambasadori i sapo emëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, është prezantuar përmes një videomesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të Facebook-ut të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, ai shprehet se mirëpret bashkëpunim për të arritur ambicien e përbashkët për ta futur Shqipërinë në BE.

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura