Ambasadori i Kosovës në Tiranë infektohet me Covid, nis trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit

Nov 26, 2020 | 9:58
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomati në një postim në Facebook.

nait-hsani

Momentalisht gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe ai po merr mjekim në banesë.

Mesazhi i ambasadorit

Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.

Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.

Me respekt,

Nait Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura