Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf i shkon në zyrë Bashës. Çfarë po diskutojnë

Sep 18, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

basha zingrafNuk dihen arsyet e këtij takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kryedemokratit Basha, por kujtojmë se ditët e fundit janë rikthyer përplasjet politike në Këshillin Politik, pasi opozita kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca socialiste.

Pak ditë më parë në zyrën e Bashës shkuan edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, zv/ambasadorja amerikane  Leyla Moses-Ones dhe ambasadori britanik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura