KQZ, pas Ramës, Sekui takohet me Metën

Jun 13, 2013 | 19:56
SHPËRNDAJE

Rama e Sekui

TIRANE-  Pas kreut të Partisë Socialiste, ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore sekui është takuar edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në takimin e mbajtur në selinë e LSI-së, meta dhe Sekui mësohet se kanë biseduar për situatën e krijuar në KQZ, pas dorëheqjes së disa anëatrësve të saj.  

Më herët, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui eshte takuar edhe me kreun e PS-se, Edi Rama. Takimi u mbajt ne seline e PS-se, pa pranine e mediave. Në mbyllje te tij, Sekui, ne nje prononcim për mediat beri me dije se gjate takimit eshte folur edhe për situatën në KQZ.

Sipas tij, takimi me Rames eshte ne vazhden e takimeve qe ai po zhvillon me autoritet te larta te vendit.

“Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it  Conny Mçormack dhe pozicioni ynë është i njohur që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të marrë vendimet duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendët ambasadorin Arvizu do të takohem edhe me të dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të ndajnë së bashku opinionin  për procesin zgjedhor” – tha Sekui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura