Ambasadori gjerman Zingraf dhe kryebashkiaku Leli inspektojnë landfillin e Sherishtës

Jun 16, 2021 | 19:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

leli dhe ambasadori zingraf 1

Sipas asaj që kryebashkiaku shkruan në facebook-un e tij, bashkëpunimet me qeverinë gjermane janë të vazhdueshme sepse përveç vizitës që kanë kryer të dy në Qendrën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane, Leli ka shkruar edhe për një projekt të ardhshëm në lidhje me furnizimin e qytetit të Vlorës me ujë të pishëm për 24 orë.

Zingraf dhe Leli kanë vizituar më pas një nga vendet ku do të bëhet kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum, ndërsa vizita e tyre është mbyllur në Sherishtë.

leli dhe ambasadori zingraf

Ka përfunduar tashmë 50 % e punës për ndërtimin e qendrës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane. Falë bashkëpunimit të qeverisë gjermane me qeverinë shqiptare, një prej përfituesve të këtij programi është edhe territori i Bashkisë Vlorë, për të cilin do të marrë fund praktika e primitive e trajtimit të mbetjeve për t’i hapur rrugën një epoke të re, moderne, që do të shndërrojë edhe cilësinë e jetës në qytet. Kjo ishte një nga ndalesat e kësaj dite, me ambasadorin gjerman Peter Zingraf të cilin përveçse e falenderoj shumë, e mirëpres për të gjitha bashkëpunimet e ardhshme për Vlorën“, shkruan kryebashkiaku Dritan Leli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura