Ambasadori britanik mesazh Rita Orës: Nëse ndihesh vetëm …

Mar 13, 2020 | 11:36
SHPËRNDAJE

Rita Ora sapo ka sjellë projektin e saj më të fundit muzikor “How To Be Lonely”.

Kënga vjen pas një shkëputje të Ritës nga muzika dhe padyshim që do jetë një hit i rradhës.

Në shqip kënga titullohet “Si të jesh e vetmuar” dhe për këtë arsye ambasadori britanik në Kosovë i dërgoi një mesazh Ritës.

Në një postim në Facebook, ambasadori Nicholas Abbott publikoi disa foto nga projekti i këngëtares dhe i bëri thirrje se nëse ndihet vetëm të kthehet në Kosovë.

“Nëse Rita Ora ndihet vetëm, ajo mund të kthehet gjithmonë në Kosovë,”– shkroi ambasadori, duke nënkuptuar se këngëtarja do jetë gjithmonë e mikëpritur në atdheun e saj.

“How To Be Lonely” është publikuar në YouTube.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura