Ambasadori Borchard: PS kur ishte në opozitë ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, por…

Dec 16, 2017 | 10:08
SHPËRNDAJE

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, ka qenë i ftuar në emisionin “Përballje”, të RTSH nga Lufti Dervishi.

Në këtë intervistë ai ka folur opër shumë çështje në Shqipëri ku një prej temave të prekura ka qenë dhe Lazarati.

borchard 2

“Kur gjendesha këtu si ambasadori i Gjermanisë flisja shpesh me qeverinë rreth Lazaratit, pasi një pjesë e madhe e hashashit që prodhohej këtu përfundonte në Gjermani, dhe e dija që qeveria ime priste që unë të ndërhyja dhe kjo ishte një nga çështjet për të cilat m’u kërkua që të ndërhyja.

Juve ju kujtohet që në atë kohë, pra, në vitin 2010, pati një ndërhyrje të kufizuar të forcave të sigurisë dhe më pas zuri të kultivohej përsëri; pra, nuk qe një ndërhyrje aq e fortë sa duhet. Kështu që, në qoftë se do të kisha qëndruar në Shqipëri, do të kisha vazhduar ta nxitja qeverinë që të ndërhynte sërish, sepse një ndërhyrje e vetme qe e pamjaftueshme.

Në këtë situatë, natyrisht që kishte shqetësime që shpreheshin nga të dyja anët e spektrit politik se me çfarë do të jetonin njerëzit pasi të shkatërrohej kanabisi. Për mua ky argument asnjëherë nuk qe bindës. Dhe kur flas sot me politikanët, të gjithë më thonë: “E kishim gabim kur e thoshim këtë gjë”. Natyrisht që nevojitet një alternativë zhvillimi, por mungesa e alternativave të zhvillimit nuk mundet assesi të kthehet në shfajësim për krimin, për veprimtaritë kriminale”, tha Borchard.

Duke iu referuar deklaratës së një tjetër ambasadori Borchard tha se Shqipëria ka sot shifrat më të ulëta të dënimit të krimeve të rënda në Evropë.

“Ne shpresojmë se edhe në këtë fushë – pra, jo vetëm në fushën e kanabisit, ku lufta duhet të vazhdojë edhe vitin tjetër me sezonin e ri të mbjelljes së kësaj bime,  lufta do të vazhdojë dhe mendoj se jemi mjaft optimistë që do të vazhdojë”, u shpreh Ambasadori i OSBE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura