Ambasadori amerikan në Serbi: Putinit nuk i intereson fare Kosova, po përpiqet të legjitimojë…

Oct 1, 2022 | 22:22
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se rasti i Kosovës me atë të agresionit rus në Ukrainë nuk mund të krahasohen.

hill

Në një intervistë për televizionin serb “Nova”, ai u pyet se si mund t’i kërkohet Serbisë të heqë dorë nga Kosova, dhe pastaj të mos i kërkohet Ukrainës të heqë dorë nga territoret e saj.

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, e cila u ngrit 23 vjet më parë, është në asnjë masë e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji mes të dyjave situata”, shpjegoi ai, transmeton Zeri.info.

Hill iu referua edhe qëndrimit të Putinit për Kosovën.

“Unë mendoj se atij nuk i intereson fare për Kosovën, ai thjesht po përpiqet të legjitimojë disi atë që u bëri fqinjëve të tij”, thotë Hill.

Ndër të tjera, Hilli foli edhe për varësinë që Serbia e ka në Rusinë.

Ai tha se Serbia varet shumë nga burimet ruse të energjisë dhe se është shumë e nevojshme që ky vend të diversifikojë burimet e saj energjetike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura