Ambasadorët në grupet parlamentare, Rama i përgjigjet Blushit: Ja e vërteta

May 5, 2016 | 14:16
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit, deputetit Ben Blushi dhe komentit të tij lidhur me takimet që ambasadorët janë detyruar të bëjnë me grupet parlamentare për shkak të reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare6

Sipas Ramës, ambasadorët janë të mirëseardhur në grupet e PS dhe LSI, por nuk kanë asgjë c’të kërkojnë lidhur me reformën, pasi koalicioni është gati të votojë. Sipas tij, është PD-ja që nuk pranon të votojë reformën.

“Dëgjova njërin që tha është fundi i botës që po vijnë ambasadorët të takojnë grupet. Reforma në drejtësi është një projekt i përbashkët, tërësisht i përbashkët i Shqipërisë, i BE dhe SHBA, dhe në këtë pikë thjesht për informacion vendi ynë nuk bën përjashtim nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar familjes evropiane, sa i takon reformimit të sistemit të drejtësisë, në vendet që janë bashkuar familjet evropiane projekti ka qenë thellësisht i përbashkët. Tashti ardhja e ambasadorëve në grupet parlamentare nuk di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, por nëse ndodh tek ne, ndodh për takim me grupin tuaj, se te ne dhe LSI janë të mirëseardhur por s’kanë asgjë për të sqaruar, kërkuar, as sheshuar se koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë dhe kanë qenë të gatshëm të votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje”- tha Rama.

Kryeministri ka shtuar më tej se “përfaqësuesit e SHBA dhe BE do ti bien unazë parlamentit grup më grup që të takohen me ju, se jeni ju që s’jeni të gatshëm të votoni, ne dje ishim të gatshëm të votojmë”.

Rama ka akuzuar opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha se po mban peng reformën, pasi vazhdon të shohë ëndërr me shqiptarë që armatosen për t’i mbrojtur ata nga reforma në drejtësi.

“Se ca shikoni ju e thatë vetë, ju shikoni një ëndërr me shqiptarë që marrin armët që tu mbrojnë ju nga reforma, historia dihet që përsëritet dy herë, 1 herë si tragjedi e një herë si komedi, e nëse herën e parë i shkaktuar vendit tragjedi duke i armatosur, këtë herë tregoni se sa qesharakë jeni me në krye rapsodin tuaj që u përgatit këngën që e këndoni këtu, më vjen keq kur ndodh edhe me brezin më të ri që për fat të keq duket i ri vetëm në pamje sesa në fjalë, në fjalë jeni të gjithë njësoj robotë rapsodikë të një partie që ka ikur për atje ku s’thuhet”- përfundoi ai.

Përgjigja per akuzat e opozitës, Rama: Qesharakë, recitoni poemen e mjerimit 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës këtë të enjte në Parlament, teksa ka ritheksuar edhe një herë se deputetët e saj gënjejnë dhe baltosin për cdo sipërmarrës që punon në vendin tonë.

“Më duket sikur problemi juaj sështë që recitoni në mënyrë robotike një poemë të mjerimit që jua shkruan rapsodi, por që s’keni asnjë gajle sa qesharakë dukeni. Gënjeni dhe ne s’presim që ju të lëvdoni asgjë se s’është kjo detyra juaj, por edhe që të baltosni cdo gjë që ndodh, të merreni në mënyrën më të pabesueshme me cdo kompani, sipërmarrje, sipërmarrës që punon në këtë republikë, të ngrini akuzat më të habitshme për cdo nisëm dhe ndërmarrje të qeverisë, jo vetëm që ju nxjerr prej cdo lloj kushti për tu marrë seriozisht, por ju tregon të paaftë për të qenë alternativë. Për cfarë qëndroni ju? kush janë alternativat tuaja?”.

“Do bëni taksën e sheshtë nga 10% do bëhet 9% dhe që ata që fitojnë më pak do paguajnë edhe më shumë. i gjithë projeksioni con në dy konkluzione të thjeshta, që janë nxjerrë nga organizmat financiare me të cilët bashkëpunojmë, ju doni ta coni borxhin publik 91% në tre vjet dhe pretendoni ta rrisni ekonominë 19%, tipike e asaj që bëtë kur ishit në qeveri, edhe kur drejtuar baskinë e Tiranës, tipike e hendekut kolosal mes jush dhe realitetit dy fjalë për Vlorën, nuk di më ca kurajë the që nuk është bërë asgjë aty. Aty është bërë më shumë se në gjithë vitet e qeverisë suaj dhe përtej tuaj, e latë xhep fals, e cuat rrugën deri në mes të rrugës e për të hyrë të Vlorë duhej hyrë fshehurazi, ne e lidhëm me rrugën kombëtare. E latë në mëshirë të fatit pa asnjë mbështetje buxhetore në 8 vjet, zero, ne po bëjmë investim të madh që nga vija bregdetare deri te aksesi dytësor që është strategjik për turizmin e për të mos krijuar autokolona te tuneli, po në fakt e bëtë, rindërtuat tunelin dhe nga një tunel që ishte më së miri i menduar ndërtuar një qesharak që i vute dhe flamurin sipër. vepër qesharake nga gjithë pikëpamjet”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura