Disa të rinj sulmojnë anëtarin e komunitetit LGBTIQ/ Reagon ambasada gjermane: Ngjarja të zbardhet sa më parë. Kundërshtojmë çdo formë dhune

Jun 17, 2021 | 11:22
SHPËRNDAJE

Një anëtar i komunitetit LGBTIQ është dhunuar nga disa të rinj. Rasti është denoncuar në komisariatin numër 2 në Tiranë, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë.

ambasada gjermane

Ambasada bën thirrje që ky sulm, i lidhur me identitetin seksual të personit duhet të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Në reagimin thuhet se ambasada kundërshton çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura