Ambasada e SHBA: Zbatim të plotë të ligjit për dekriminalizimin

Feb 5, 2016 | 14:34
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në vendin tonë mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin dhe inkurajon Kuvendin të vijojë me aktet nënligjore të domosdoshme.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu

Deklarata e ambasadës vjen ndërkohë që ekspertët teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.

Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi.

“Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”- thekson ambasada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura