Ambasada e SHBA sulmon opozitën: Edhe amerikanët u lënduan me gaz lotsjellës

Oct 8, 2015 | 15:20
SHPËRNDAJE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e shfaqur sot nga opozita në Kuvendin e Kosovës. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se armët nuk kanë vend në parlament. Sipas kësaj ambasade sjellja e temrsshme e disa deputetëve të caktuar të opozitës ka bërë që të nevojitet ndërhyrje mjekësore për disa deputetë si vëzhgues ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe stafin nga ambasada e SHBA’ve, shkruan “Ekspress”.

tymi-seance

Lexoni reagimin  e plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën  e sotme në Kuvendin e Kosovës. Armët nuk kanë vend në parlamente. Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga  Ambasada e Sh.B.A.-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës. Dhuna e sotme, së bashku me atë të tri javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik. Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura