Ambasada e Greqisë organizon event për promovimin e verës greke në Shqipëri

Jun 17, 2018 | 9:20
SHPËRNDAJE

Ambasada e Greqisë në Tiranë do të organizojë në datat 19-20 qershor 2018 eventin për promovimin e verës greke në tregun shqiptar. Eventi me titull GREAT WINES: «A Greek Symposium: Wine Tasting» në Hotel “PLAZA TIRANA”. Ky event është pjesë e eventeve tashmë të institucionalizuara nën markën GREAT, të cilat kanë si qëllim njohjen e bizneseve, si edhe të konsumatorëve shqiptarë me ushqimet dhe pijet e përzgjedhura greke.

greqi

Në mënyrë të veçantë, GR-EAT Gala Dinners kanë një ndikim të madh në audiencën shqiptare dhe kanë marrë përmasa të gjera publike (transmetime në stacione radiofonike dhe TV, revista dhe MME). Në të njëjtën kohë, ofrojnë te bizneset një mundësi ideale për të krijuar lidhjet e tyre dhe për t’u shprehur komplimente drejtuesve, partnerëve dhe klientëve përmes një përvoje gastronomike dhe vere të kualitetit dhe estetikës së lartë. Eventi GREAT WINES: «A Greek Symposium: Wine Tasting» përdor kuptimin e lashtë dhe modern të fjalës “Simpozium”, me qëllim për të përfshirë në mënyrë organizative veprimtaritë e mëposhtme: a) Workshop, Wine Tasting & B2B seminar informativ dhe degustim, i cili do të zhvillohet në datën 19.06.2018, ora 15:00–17:30, Salla Jeronim de Rada, PLAZA ÔÉRÁÍÁ HOTEL.

Prezantim i varieteteve greke të rrushit dhe verës nga Somelireri znj. Chrisa Giatra Mpatzi. Degustim i verës greke, të 14 kantinave të përzgjedhura, ekskluzivisht për profesionistë dhe gazetarë të sektorit. Takime dypalëshe (Â2Â) të kantinave greke pjesëmarrëse me kompani shqiptare të interesuara (supermarkete, restorante, wine bars etj.) b) Verë dhe përvojë gastronomike për konsumatorin e gjerë, seminar që do të zhvillohet në datën 19.06.2018 dhe 20.06.2018, ora 20:00– 23:30, Salla Queen Geraldina, PLAZA ÔÉRÁÍÁ HOTEL) Dy GR-EAT Gala Dinners me katër piata nga Shefi Ekzekutiv Grek i mirënjohur i hotelit “Makedonia Palace”, z.Sotiri Evaggelou. Lidhur në mënyrë harmonike me 14 etiketa nga varietete amtare të rrushit grek (muskat, mantinia, malagusia, asyrtiko, agiorgitiko, lymionas, maurotragano, xinomavro, limnio). Muzikë live greke nga grupi grek prej tre anëtarësh muzikorë (znj. Íantia Patera). Çmim promocional (4.000 LEK/personi).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura