Çështja “Doshi”, ambasada e SHBA-së: Prokuroria të zbatojë ligjin. Të sigurohet një proces i rregullt

Mar 27, 2015 | 16:40
SHPËRNDAJE

Ne nje kohe kur dy deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku jane arrestuar per “deklarime te rreme perpara prokurorit”, Ambasada e SHBA-së, në vendin tonë përsërit apelin drejtuar partive politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale. Ne nje deklarate per shtp, në përgjigje të pyetjeve nga mediat, i ben edhe nje here thirrje Prokurorise qe te zbatoje ligjin. Ndersa per partite politike, thekson apelin qe te largojne individët e përfshirë në veprimtari kriminale. 

Ambasada amerikane ne Tirane

 “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt. 

Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”,- thuhet ne deklaraten e Ambasades se SHBA ne Tirane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura