“Aman mos ja përmend emrin”- Suel Çela i përfshirë në firmat e ‘foltores’? Berisha: E kam denoncuar disa herë! Basha shkon në SHBA me dy dosje të rënda

Nov 19, 2021 | 17:52
SHPËRNDAJE

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës se në mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit është i përfshirë edhe Suel Çela, një person me rekorde kriminale në Elbasan.

Nga Librazhdi, Berisha sqaroi se Suel Çelën e ka denoncuar në rrjetet sociale më shumë se mediat. Ndërsa siç shprehet ai, deklaratat se ai është i përfshirë në mbledhjen e firmave janë shpifje dhe trillime.

berisha

“Suel Çela, ja ku dalin 26 statuset në facebook-un tim. E kam denoncuar unë më shumë se mediat. Merrni Facebook e Lulzim Bashës po ja ka përmendura njëherë emrin, merrni tabulatet telefonike të tij me Sali Berishën, duke i kërkuar ‘aman mos ja përmend emrin’. Por unë natyrisht nuk ndikohesha prej tij. Pra i ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi. Në këtë rrethana pengun e urdhëruan të thërrasë antikuvendin”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha po ashtu dha tre arsye, të forta sipas tij që nuk i lejojnë të publikojnë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Lidhur me firmat, jo vetëm që janë 4200, por po shkojnë 5 mijë. Pse ne nuk i publikojmë? Ka tre pengesa të mëdha ligjore që ato kurrë nuk mund të publikohen. E para, ligji i të dhënave personale. E dyta neni i kushtetutës që mbron të dhënat personale. E treta është konventa evropiane e të drejtave të njeriut që nuk lejon publikimin e të dhënave personale”, tha Berisha.

Ndërsa deklaratave të Lulzim Bashës, se është ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha u shpreh:

“Sot ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA. Unë do ti them dy fjalë: Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri me dosjen ‘Habilaj’ në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën, çfarë ndodhi? Se po të vinte do arrestohej. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saje qorri shkoi me dosjen Habilaj dhe ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura