“Alvini i lirë, lajm i mrekullueshëm”, presidenti Meta nxjerr videon ku duket vogëlushi

Nov 7, 2019 | 15:31
SHPËRNDAJE

auto_alvin1573127151

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”.

Me këtë fjali e ka komentuar Presidenti Ilir Meta lajmin e mirë për lirimin e vogëlushit shqiptar Alvin, nga kampi burg në Siri ku ndodhej prej vitesh dhe rasti i tij i publikuar në mediat italiane dhe ato shqiptare prej pak javësh preku zemrat e shqiptarëve.

Në një bisedë telefonike për “News24”, Afrim Berisha teksa rrëfeu detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvinit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar me të, tregoi se ka pasur telefonata nga Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kreu i shtetit ka publikuar edhe me video momentet kur Alvin hipën në një makinë të Gjysmëhënës së kuqe siriane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura