“Alvini është burrë, i jepte zemër babait”- Gazetari përlotet teksa flet për fëmijën shqiptar në Siri. Një grua shqiptare dërgon disa mesazhe

Oct 21, 2019 | 23:54
SHPËRNDAJE

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit Open ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

gazetar

Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.

Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Ndërkohë, një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol  shprehet se duhet shumë para për tu larguar nga aty, teksa këshillon vëllain që të mundohet të lidhet me shtetin pasi Kosova i kishte tërhequr qytetarët e saj:

21

“Këtu që të ikësh duhet pare e madhe, pastaj edhe Kosova ka ik, shteti i ka tërheq. Duhet të interesoheni më shumë ju familjet tona. Me gjithatë shiko çfarë mund të bësh. Këtu duhet pare e madhe, përveç shtetit nuk bën kush gjë. Ne pasaportat nuk i kemi na i kanë marrë”.

Një audio e dytë ajo thotë se “Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote, vetëm gra jemi, burrat se di ku janë”, i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit.

Por në një mesazh të dytë thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”.

Ndërkohë vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura