Altin Goci sqaron “blofin” e spektaklit: Pa dalë akoma brenga e ikjes së Lalos, merrem me të tilla gjëra

Nov 21, 2017 | 13:43
SHPËRNDAJE

Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos ishte një humbje e madhe për artin shqiptar. Së fundmi kompozitori ishte pjesë e jurisë në spektaklin e ri të moderuar nga Marina Vjollca e të transmetuar në Tv Klan, “C’est la vie”.

Por ditën e hënë kur u njoftuar dhe vdekja e tij pas një arresti kardiak, në Tv Klan po transmetohej puntata e radhës e emisionit, i cili ishte xhiruar dy ditë më herët.

Publiku duket se është konfuzuar me një deklaratë të dhënë gjatë emisionit nga Marina Vjollca dhe Altin Goci të cilët u shprehën se “C’est la vie” është 100% “live”.

Vetëm pak pas lajmit për humbjen e Lalos, transmetimi është ndërprerë nga një ndërhyrje që është bërë nga studio e edicionit të lajmeve, ku Reis Çiço ka thënë se emisioni i cili është xhiruar dy ditë më parë do të ndërpritej në respekt të kompozitorit të ndjerë.

Por menjëherë më pas në disa media u shkrua se Marina dhe Altini, po ashtu pjesë e jurisë, dolën blof pas sqarimit që bënë duke thënë se ka akuza se ata nuk janë “live”.

Pak më parë Altin Goci përmes një postimi në Facebook ka bërë një reagim duke sqaruar edhe një herë se kujt i referoheshin kur thanë se “jemi ‘live’ 100% nga fillimi deri në fund”.

“Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera. Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:
Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une I referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi I programit.
Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere.”, ka shkruar Goci.

Ndërkohë kujtojmë se që në nisje të këtij spektakli Marina Vjollca ka specifikuar disa herë se është “live” orkestra dhe konkurrentet, të cilët nuk janë me “play back” duke mos përmendur asnjëherë se “live” është transmetimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura