Altin Basha: Nëse prishet Teatri, i riu të ndërtohet në territorin ekzistues

Jun 19, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Në një intervistë për ABC News, regjisori Altin Basha, njëri nga kundërshtuesit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, u shpreh dje se nëse godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të prishet, atëherë i riu duhet të ndërtohet në po atë territor, duke ruajtur të njëjtën hapësirë.

Me sa duket, qëndrimet mes palëve janë ulur pas dëgjesave të zhvilluara nga kryebashkiaku Veliaj me komunitetin e artistëve dhe atë të arkitektëve paraditen e djeshme. Arkitektët dhe urbanistët u shprehën njëzëri se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është e rrezikshme dhe se ajo duhet të shembet, për t’u zëvendësuar me një godinë të re, dinjitoze dhe bashkëkohore.

basha-altin

Mirela Milori: Z. Basha, besoj e keni ndjekur dëgjesën, duket sikur arkitektët, urbanistët janë në një zë: Godina nuk mban ndërhyrje.

Basha: Specialistët folën, po besoj opinionin e tyre, por beteja jonë nuk mbyllet me kaq. Në kushtet kur ky është mendimi i përgjithshëm, sepse aty duket që ka një dakordësim të të gjithë njerëzve që ishin prezentë (në dëgjesë), atëherë do duhet të mendohemi për këtë, sigurisht, dhe ta spostojmë fokusin e qëndrimit tonë në kushtet e territorit të Teatrit Kombëtar, dhe të tokës dhe hapësirës ku është sot Teatri Kombëtar.

Mirela Milori: Të gjithë duan një teatër të mirë. Por, ky teatër nuk mban. A do të ishte më e vërtetë lufta juaj sikur meqenëse ky teatër nuk mban, na siguroni territorin dhe ne jemi dakord për shembjen dhe ndërtimin e një teatri të ri?

Basha: Mendoj që opsionet mbeten të hapura. Për rastin në fjalë specialistët na thonë që duhet të stopojmë idenë e mbajtjes së këtij teatri, duhet të heqim dorë nga kjo gjë. Sigurisht, ne do të mbajmë një qëndrim publik, por nga ana tjetër mbetet i rëndësishëm dimensioni i protestës sonë, betejës sonë, që është ruajtja e territorit të TK.
I kam bërë një kërkesë të drejpërdrejtë Kryetarit të Bashkisë që të pezullohet deri në momentin kur nuk janë ezauruar të gjitha pikëpyetjet tona mbi ndërtesën e re të TK dhe pastaj, sigurisht, mund të ulemi të diskutojmë nëse ekziston ndonjë hapësirë që të ketë mirëkuptim mes palëve për tokën, që ajo të mos preket.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura