Almeda kërkon falje publikisht pas këtij postimi që bëri: Qetësohuni ju lutem

Nov 13, 2018 | 17:37
SHPËRNDAJE

Ish-misi shqiptar, Almeda Abazi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lajmit të bukur se është në pritje të ëmbël.

almeda

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër të një djali dhe ky lajm i ka gëzuar shumë.

Almeda e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, postoi një foto ku tregonte disa ushqime që ajo i cilësonte si kosovare. Por mesa duket, ndjekësit e saj të shumtë e kanë kritikuar duke i thënë se ato janë ushqime serbe.

Almeda

Pas reagimeve të shumta, Abazi e fshiu foton dhe bëri një status në “Instastory” ku kërkonte falje. “Nuk e dija që janë serbe, më falni, qetësohuni ju lutem”, shkruan Almeda.

almeda almeda Almeda

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura