Almeda Abazi zbulon ‘sekretin’, ja si i humbi kilogramët e tepërt pas lindjes

Oct 22, 2019 | 16:19
SHPËRNDAJE

Kilogramët e tepërt janë ndër vështirësitë e mëdha që hasin nënat që sapo kanë lindur. Disa i humbin shpejt e të tjerat me shumë vështirësi aq sa ju duket e pamundur.

Në këtë ‘eksperiencë’ bën pjesë edhe Almeda Abazi, e cila ka vetëm pak muaj që është bërë nënë e një djali. Ajo duket shumë nnë formë pas lindjes.

Në një bisedë në ‘Instagram’, Almeda tregon se nuk ka bërë asgjë për të hequr kilogramët e tepërt.

“Nuk po përpiqem të humbas peshë. Për sa kohë vazhdoj të ushqej djalin me gji, do të vazhdoj të rri kështu”, shkruan ajo.

Pra tani për tani, heqja e kileve të tepërta nuk është në fokus të Almedës, ndërkohë që është në periudhën që djali i saj ushqehet me gji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura