Almeda Abazi rrëfen emocionet e para të pritjes së ëmbël: Jam shumë e lumtur…

Oct 23, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

almeda

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.

Mediat turke shkruajnë se Almeda është në javët e para të shtatzënisë. Ata raportuan gjithashtu se Abazi e zbuloi se ishte në pritje të ëmbël gjatë një kontrolli rutinë në spital.

almeda tolga

Sipas mediave turke, çifti mbeti i habitur kur mjeku u tha: “Urime, ju do të bëheni nënë dhe baba”. Lajmin e bukur e morën vesh dy javë parë, ndërsa Abazi është 12-javëshe shtatzënë.

“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – është shprehur ajo për revistë “Who”.

tolga al

Ndërkohë kujtojmë se Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt të vitit 2017, në një dasmë intime në Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

almeda tolga1 tolga almeda almeda tolga almeda-1-35ylbqys4mkx50aorxc1kw almeda tolga

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura