Almeda Abazi, për herë të dytë pjesë e ‘’Survivor’’

Feb 20, 2015 | 12:05
SHPËRNDAJE


Para dy vitesh, ajo ishte pjesë e spektaklit “të mbijetesës” ‘’Survivor’’, që organizohet nga një televizion i njohur turk në ishujt e Amerikës Latine, e duket se ofertë e ngjashme i ka ardhur përsëri bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi, e cila, përveç suksesit dhe famës që po merr çdo ditë e më shumë në  Turqi, po mbush buxhetin e saj, gjë që nuk do kishte pasur mundësi ta bënte në vendlindje. Bukuroshja e njohur shqiptare edhe këtë herë do të jetë përkrah shumë personazheve të njohura të ekranit turk, duke sfiduar veten në detyra shumë të rrezikshme dhe kushte tejet të vështira jetese në ishullin ku realizohet ky spektakël. Por, përpos kësaj, Almeda ka pasur shumë sukses edhe si modele në Turqi e madje edhe si aktore, duke u shfaqur në serialin më të ndjekur në mbarë Ballkanin ‘’Sulejmani i madhërishëm’’ dhe për këtë angazhim ajo është paguar me një honorar mjaft të majmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura