Alma Saraçi, shqiptarja “më e pacipë” e nudove

Dec 9, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ajo ishte një vajzë me tipare të errëta mesdhetare që reflektonte pafajësi. U lind dhe u rrit në Elbasan deri në gjimnaz, por pas emigrimit në SHBA, nuk ka mbetur më thuajse asgjë nga Alma Saraçi. Edhe mbiemrin e ka ndryshuar, tashmë ajo është Alma S. Grey, një aktore dhe skenariste që po bën karrierë në Hollivud, dhe ia ka dalë mbanë që të tërheqë vë- mendjen duke u aktivizuar në shumë role.

alma normale

Ajo është shndërruar në një femër fatale, me flokë të kuqe të ndezura, me pircing, mbushur me tatuazhe, që josh e provokon kudo me nudizëm apo lesbizëm, përfshirë edhe në vendet apo objektet e shenjta. I pëlqen të vetëquhet “e pacipë” dhe referuar fotografi që ka realizuar për një album “Naked in America” (lakuriq nëpër Amerikë), e meriton epitetin.

alma e madhe

Ky projekt artistik, që ka të bëjë me sensibilizimin e gruas për seksualitetin, e ka çuar 31-vjeçaren në vende të ndryshme publike në SHBA, ku ka pozuar nudo vërtet si “e pacipë”, duke fshehur vetëm disi pjesët intime me ndonjë libër, zorrë karburanti, gjethe pemësh etj., e deri te kryqi. Lidhur me këto fotografi, apo shumë të tjera të ngjashme, Alma ka shkruar edhe editorial, ku spikasin: “Seksi i shenjtë”, “Nudizmi”, “Çfarë do të thotë të jesh femër” etj. Ajo e përshkruan veten si shumë rebele dhe feministe, ndërsa nuk njeh asnjë lloj censure në art.

alma 7

Pas diplomimit në shkollën e mesme, Alma u regjistrua në Universitetin Rutgers (New Jersey), ku ajo mundi të studionte lëndë nga biologjia, letërsia franceze, filozofia etj., deri sa vendosi përfundimisht të kryejë studimet e Arteve, pasi kuptoi që kjo ishte e ardhmja e pashmangshme.

alma4

Alma kaloi pothuajse një vit në Seattle duke punuar në teatër, para se të vendosej në Los Angeles për të punuar në filma indianë, përmendim këtu filmin “Karma” i xhiruar në vitin 2008, për të cilin i janë dashur dy muaj qëndrimi në Indi. Alma ka luajtur edhe disa role më pak të njohur, por tepër me rëndësi për karrierën e saj.

alma9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura