“Allahu Akbar, a jeni gati të vdisni”- Gruaja shkakton panik në avion, thotë se ka eksploziv. Si u neutralizua nga babai hero (PAMJET)

Aug 14, 2022 | 18:07
SHPËRNDAJE

Një moment tronditës ka ndodhur kur një grua u zhvesh dhe vrapoi përmes një avioni Jet2 duke bërtitur “Allahu Akbar”.

avion

Incidenti ndodhi në linjën e avionit, Qipro-Mançester, ku pasagjerja e zhveshur vetëm më sytjena shkaktoi kaos brenda avionit duke pretenduar se kishte eksploziv në bord.

Phillip O’Brien, 35 vjeç i cili ishte në avion me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së tij, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët ndërhyri menjëherë për të neutralizuar gruan.

“Kur ajo u drejtua për në kabinën e pilotit, unë mora iniciativën, e shtyva në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai pas ngjarjes.

Para ngjarjes, gruaja u kishte thënë të rinjve me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”, raporton The Sun.

Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Fluturimi përfundimisht u drejtua për në aeroportin Charles De Gaulle për të zbritur gruan 30-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura