Alkooli, faktori më i madh i riskut për demencën

Apr 2, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Alkooli është faktori më i madh i rrezikut për rënien konjitive me kalimin e moshës, veçanërisht për personat që sëmundja i prek përpara moshës 65- vjeçare. Ky është rezultati i një studimi të madh të publikuar në revistën “Lancet Public Health”, i cili ia atribuon shumicën e rasteve të demencës së parakohshme konsumit të tepruar të alkoolit.1 (1)

Studimi u krye te një milion persona të diagnostikuar me demencë në Francë dhe përfshinte njerëz të diagnostikuar me çrregullime mendore dhe të sjelljes, ose sëmundje kronike të lidhura me alkoolin.

Nga 57 mijë raste me demencë të hershme, para moshës 65-vjeçare, 57% e tyre vinin si shkak i abuzimit me alkoolin. Pirja e tepërt kontribuon në shumë mënyra për të përshpejtuar zhvillimin e shumë patologjive në organizëm dhe është e lidhur me një sërë faktorësh që çojnë në demencë, hipertension, diabet, depresion e deri në humbje të dëgjimit. Në studim është bërë dhe një ndarje e rëndësishme gjinore. Ndonëse shumica e pacientëve të studiuar ishin femra, gati dy të tretat e personave me demencë rezultuan meshkuj.

“NJË PIJE TË ZGJAT JETËN”

Konsumi i moderuar i alkoolit mund të ketë efekte pozitive në jetëgjatësi, e madje më me rëndësi se stërvitja fizike. Kjo është bërë e njohur nga një studim me pacientë 90-vjeçarë. Universiteti i Kalifornisë ka nisur një projekt “90+” që përfshin mbi 1600 të moshuar, të cilët vizitohen rregullisht (mesatarisht 2 herë në vit) dhe mund të plotësojnë pyetësorët mbi jetesën.

Nga ky studim rezulton se një gotë verë në ditë redukton rrezikun e vdekjes me 19 për qind, praktika e gjimnastikës së përditshme prej 15 deri në 45 minuta duket se e redukton rrezikun me 11 për qind, pra, më pak se konsumi i moderuar i alkoolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura