Alkool dhe përqafime, si u kthye në tragjedi darka mes tre shokëve, pranga dhëndrit të Qazim Sejdinit

Jul 31, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN

Qyteti i Elbasanit vijon të mbetet në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, për sa u përket ngjarjeve kriminale.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një 30-vjeçar është vrarë pas një sherri me shokët e tij teksa ishin duke konsumuar pije alkoolike në një lokal. Viktimë ka mbetur shtetasi Florian Lamçja, i njohur ndryshe në qytet edhe si “Flor Qorri”.

30-vjeçari është goditur me shishe qelqi dhe sende të forta nga dy shokët e tij të tavolinës, ndërsa në spital ka mbërritur thuajse pa shenja jete dhe i mbuluar me gjak. Lamçja u dërgua në spital nga dy miqtë e tij, të cilët e dhunuan më parë deri në vdekje. Por kush janë dy autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë?

LEXO EDHE: Vrasja pas pijeve dhe shishave, flet Sokol Sanxhaktari: Ishim në disa lokale, kur u ulëm në darkë me Ardianion dhe Florianin…

FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN 1

NGJARJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.

Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmuar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan.

flor qorri4

POLICIA

Disa orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit njoftoi edhe arrestimin e dy autorëve për vrasjen e 30-vjeçarit Florjan Lammçja. Burimet zyrtare të Policisë thanë se viktima së bashku me dy autorët, shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal, në qendër të qytetit.

Sokol Sanxhaktari, që është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, të dyshuar si autorët e vrasjes se 30-vjeçarit Florjan Lamçe. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 30-vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë me të cilën do të përballen përpara drejtësisë.

flor qorri3

Sokol Sanxhaktari është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ishkryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish-kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet. Ndërsa edhe viktima Florjan Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

flor qorri2 flor qorri1 florian lamce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura