Alkool dhe “party” pa fund, të pathënat e pilotit të Formula 1

SHPËRNDAJE

Në pritje të përkthimit në gjuhën angleze dhe shpërndarjes në libraritë e mbarë globit, kanë nisur të bëjnë bujë kopjet e para të shpërndara të autobiografisë së Kimi Raikkonenit.

kimi raikonen

Piloti i Ferrarit vendosi të tregojë disa prej sekreteve të tij më intime, si dhe detajeve të fshehura për publikun, në librin “Kimi, Tuntematon” (Kimi sekret), një botim që u bë i mundur falë bashkëpunimit me shkrimtarin Hotakainen.

Muaj të tërë në krah të pilotit të Ferrarit i shërbyen shkrimtarit nordik për të mbledhur rrëfime unike dhe për të regjistruar detaje interesante të jetës së një piloti, në dukje i akullt, por me shumë çmenduri të provuara.

Piloti skandinav i garave spektakolare të Formulës 1 ndalet në librin e tij në problemet me leximin, të folurën, vuan nga astma dhe ra për shumë kohë në vorbullën e rrezikshme të alkoolit, aty ku kërkoi strehim nga stresi i madh.

Kimi Raikkonen rrëfeu gjithashtu sesi bëri një garë spektakolare në Çmimin e Madh të Spanjës, në vitin 2012. Asokohe arriti të ngjitej në podium pas një feste që kishte zgjatur plot 16 orë.

Për të apasionuarit e Formulës 1, libri është një mundësi e artë për të njohur më mirë pilotin finlandez, që është pjesë e historisë së garave. Këtë fundjavë rikthehet kampionati me Çmimin e Madh të Belgjikës, ndërsa javën e ardhshme garohet në Monza. Pikërisht këtu, Kimi Raikkonen shpreson se do të vijë edhe konfirmimi për qëndrimin te Ferrari, të paktën edhe një sezon.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.