Alketa Vejsiu thyen rregullin! Moderatorja ndan momentin e veçantë me të birin: Ky djali do… (FOTO)

Aug 18, 2022 | 15:01
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Detajet nga jeta private e saj janë të rralla, prandaj marrin kaq shumë vëmendje.

Po flasim për Alketa Vejsiun, e cila ka pothuajse një jetë në ekranet shqiptare. Ndonëse vetë ka qenë një person mediatik, familja e saj ka qenë një enigmë për publikun.

Mirëpo kohëve të fundit, moderatorja e ka thyer këtë rregull, duke na prezantuar dhe folur mbi fëmijët e saj. Së fundmi Alketa ka ndarë një foto me djalin e saj, Lionel. Një moment i këndshëm, ku duket sikur ai po e mban Vejsiun në krahë.

Po aq special ishte edhe përshkrimi që Alketa i bërë fotos ku shkruan: “Çuni që do më mbajë në krah gjithë jetën.”

Mirëpo, edhe këtë herë moderatorja nuk zgjodhi t’ia bënte publik imazhin djalit të saj, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Alketa Vejsiu poston të birin në Instagram. Hera e parë ishte para një muaji, ku djali e kishte vizituar në puntatën e fundit të “Në kurthin e Piter Pan”.

Me anë të një fotoje në Instastory, duke u kujdesur që fytyra e tij mos të shikohej, Alketa tregoi se “shoku i saj i ngushte” siç e quan ajo kishte shkuar ta vizitojë në studio.

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”-shkruante Alketa krahas fotos.

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura