Aliti flet për të ardhmen: Skënderbeut nuk ia harroj, më kanë kërkuar në merkato por…

Jul 10, 2018 | 21:03
SHPËRNDAJE

Fidan Aliti ishte sot para mediave tek klubi i Skënderbeut, ku foli për ambientin korçar në këtë fillim sezoni, si dhe për të ardhmen e tij.

fidan aliti

“Situata nuk është shumë e lehtë, sepse ka shumë lojtarë të rinj. Kemi një trajner të ri. Duhet të njihemi që të funksionojmë si duhet. Na duhet pak kohë, por besoj se jemi në një rrugë të mirë. Për momentin jam në kontratë me Skënderbeun, dhe do jap maksimumin. Nga ku kam qenë para 1 viti, dhe ku jam tani, kam bërë hapa të mëdhenj. Kemi fol me disa klube për të ardhmen time, por ende nuk ka asgjë konkrete. Do luftojmë për kampion, përsëri” – deklaroi Aliti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura