Aliji në Gjermani, nesër vizitat mjekësore dhe firma me klubin e ri

Jun 30, 2016 | 14:10
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Naser Aliji, në sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën 2, pasi ka zgjedhur t’i bashkohet një klubi gjerman. Futbollisti ka lënë në mes pushimet e tij pas Euro 2016, për të udhëtuar drejt Gjermanisë, ku pritet të firmosë me Kaizerslautern.

naser aliji

Sipas të përditshmes gjermane ”Kicker”, gjatë ditës së premte, futbollisti do të kryejë vizitat e detyruara mjekësore, para se të hedhë firmën në kontratën trevjeccare me këtë klub.

Nuk është mësuar ende se sa do të paguajë Kaizerslautern për lojtarin i cili kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Bazelin.

Aliji ishte monitoruar edhe nga Hanoveri, që kishte kontaktuar me mbrojtësin e majtë të përfaqësueses shqiptare, por ai ka zgjedhur përfundimisht Kaizerslauternin, një nga klubet më të njohur në Gjermani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura