Alida Duka: Si u bë hit botëror kënga e jetës sime, është historia 8-vjeçare e dashurisë që përfundoi me ndarje

Oct 16, 2018 | 15:22
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Në Shqipëri e njohin si motra e Stines, por kur kantautori shkon në Gjermani, ai shkel në terrenin e Alida Dukës. Prej 23 vitesh ajo jeton jashtë vendit, ku ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar si kërcimtare dhe këngëtare.

alida duka2

Por tashmë emri i saj ka marrë famë botërore, pasi kënga me titull “E vuaj” është shndërruar në hit të momentit. Për kompozimin e saj biografik, dedikuar ndarjes nga i dashuri pas 8 vitesh, jetën si nënë e vetme e një djali, që s’merret me art dhe pse nuk e ka plan martesën, Alida flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Nga kënga “Ty do të dua” vitin e kaluar, si ka vazhduar jeta jote dhe karriera si këngëtare?

Pas këngës “Ty do të dua”, që u pëlqye shumë si këngë, (gjë që e vë re në reagimin e publikut kur e performoj), na duhej të bënim një pauzë, pasi humbëm njeriun më të shtrenjtë për ne, babin!

Je njohur në Shqipëri si motra e Stines. Por kur vjen ai në Gjermani, e njohin si vëllai i Alidës, pra, ke arritur të krijosh territorin tënd si artiste atje?

Po, kjo ndodh kur vjen Stine në Gjermani, pasi jam në territorin tim atje. Kurse në Shqipëri, ngaqë kam 23 vjet që jam larguar, është Stine ai që i ka qëndruar më afër karrierës dhe mediave.

Si motër e vëlla, sa afër jeni si bashkëpunëtorë, ia beson atij gjithmonë këngët e tua, apo tashmë bashkëpunon me të huaj?

Me Nestin konsultohem për çdo gjë, si për këngët e radhës e projektet që planifikoj me të huaj. Pa atë nuk bëj asnjë veprim.

Këtë vit është 20-vjetori i festivalit “Kënga Magjike”, ke bërë plan të marrësh pjesë në garë?

Do kisha shumë qejf të merrja pjesë te “Kënga magjike”, por nuk e arrij dot për çështje kohe.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/alida-duka-si-u-be-hit-boteror-kenga-e-jetes-sime-eshte-historia-8-vjecare-e-dashurise-qe-perfundoi-me-ndarje/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura