Alibeaj ironizon Gjiknurin: Mund të bëjmë garë se kush e ka kërkuar i pari… Vota në këtë vend vidhet, shantazhohet, mendo sa e brishtë është garancia për diasporën

May 24, 2022 | 11:03
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ironizoi me Sekretarin e Pergjithshem te PS, Damian Gjiknurin ne tryezen me teme “Votimet nga jashte, koha eshte tani”.

Pasi Gjiknuri tha se vota e emigranteve është “një proces që gjithmonë ka qenë i debatueshëm i kërkuar nga palët por të gjitha palët i kanë ndenjur larg”, Alibeaj tha: “Me shumë gjasë mund të bëjmë garë se kush e ka kërkuar i pari votën e diasporës, me fjalë, asnjëri se ka pranuar realisht”.

Alibeaj nder te tjera theksoi se per procesin e reformes zgjedhore “sa mirë në pjesëmarrje të shumë syve e veshëve seriozë që do duhet të jenë garantët që marrëveshja, dakordësia për një nga çështjet më të rëndësishme si është ligji zgjedhor të mund ta demonstrojë nesër”.

“Ne për një arsye të thjeshtë, vota në këtë vend vidhet, shantazhohet, manipulohet, patronazhistët janë gjithmonë në sulm, shteti me ngarkesë të plotë për të shkatërruar të drejtën themelore të shqiptarëve.

E kjo ndodh brenda vendit, mendo për ata që janë jashtë vendit se sa e brishtë është garancia që mund tu ofrohet atyre.

Nëse do duhet të bëjmë ca ndryshime të mëdha si është koha dhe vendi tashmë për ti bërë për votën e diasporës, do duhet ta shohim realitetin në sy.

Ky është realiteti me gjithë dozat e subjektivizmit që mund të kemi.

Kjo ka qenë pengesa.

Sa mirë në pjesëmarrje të shumë syve e veshëve seriozë që do duhet të jenë garantët që marrëveshja, dakordësia për një nga çështjet më të rëndësishme si është ligji zgjedhor të mund ta demonstrojë nesër.

Qëndrimi ynë bazohet në tre pika kryesore: Po, diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit të tyre drejtpërdrejtë të identifikuar.

Do duhet ët jetë një zonë zgjedhore e posaçme. Sot kemi 12 zona zgjedhore do duhet të kemi një të 13. Diaspora”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura