Ali Pasha mes grash lakuriqe, eros e thanatos

Feb 20, 2016 | 7:30
SHPËRNDAJE

Eros dhe thanatos, kështu mund të lexohen veprat e ekspozitës më të fundit të piktores Natasha Bega. E prirur drejt temave jo të zakonta, Bega kësaj here na kthen pas në shekuj, në kohën e pashallëqeve të mëdha, në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Kur kujtojmë Ali Pashë Tepelenën, pa dyshim, që vjen në mendje kokëkrisuri, gjakatari, Pashai i Janinës, që nuk pyeste as për Portën e Lartë, që mbante lidhje me Perëndimin, ndërsa oborri i tij vizitohej nga udhëtarë të shquar, poetë, mjekë e shkencëtarë. Por Ali Pasha kujtohet edhe për haremin e tij të famshëm me vajza e djem të rinj.

natasha1

Por dashuria e tij e madhe mbetet pa dyshim Vasiliqia. Natasha Bega ka shkuar përtej figurës së luftëtarit, duke krijuar një cikël veprash me titull “Erotizmi i Ali Pashë Tepelenës”.

Përgjatë disa ditësh, kjo ekspozitë qëndroi e hapur në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve me tablotë e saj provokuese.

NËNA E PËRDHUNUAR

Ali Pasha me mjekër të gjatë e të thinjur nuk është në një front lufte, nuk është i rrethuar nga turq, por nga gra. Nga gra lakuriqe, në pozicione erotike.

Më shumë se për të treguar qasjen e Ali Pashës karshi femrave, si burrë, por edhe si sundimtar, Bega ka dashur të kapë një aspekt të “fshehtë” të jetës së Ali Pashë Tepelenës: dhimbjen.

Një nga momentet më të errëta në jetën e Ali Pashës ka qenë pikërisht përdhunimi i nënës, Hankos, dhe i motrës, timet gjeopolitike, këtë do të mund ta mësojmë në muajin maj. Shqipëria në këtë edicion përfaqësohet me këngën “Përrallë”, interpretuar nga Eneida Tarifa. Ajo do të këndojë e njëmbëdhjeta në natën e dytë gjysmëfinale. Ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 14 maj, në Stockholm, Suedi. Shanishasë.

Ai ishte pika e dobët e së ëmës, e cila nga dokumentet dhe dëshmitë e kohës, ishte po aq gjakatare dhe ambicioze sa edhe ai. Madje, Ali Pasha do t’i thoshte dikur konsullit francez se gjithçka ia detyronte së ëmës.

Dhe përdhunimi i së ëmës dhe së motrës nga burrat e Hormovës dhe Kardhiqit do të ishte një goditje e fortë për të. E ëma ia la amanet që gurë mbi gurë të mos u linte këtyre fshatrave.

ali pasha nudro

Shpirti nuk do t’i prehej në paqe, nëse Hormova e Kardhiqi nuk do të shkrumbohej. Dhe ashtu bëri vërtet. Ai masakroi çdo burrë të Hormovës dhe u torturoi e shiti gratë si skllave.

Por, me sa duket, fytyrat e çmeritura të së ëmës dhe së motrës, si dhe gjaku i derdhur lumë për të marrë hak, nuk iu ndanë asnjëherë nga sytë Ali Pashë Tepelenës. Dhe Natasha Bega ka dashur të kapë pikërisht këtë lloj dhimbjeje që e ndoqi pas gjithë e jetën e që, pa dyshim, ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij me gratë.

Një ndër tablotë e ekspozitës titullohet “Frosina e Janinës” me nëntitullin: “Kush një trëndafile prek/ çpuar gjembash le të vdesë”.

natasha

Ngjyra e kuqe që përshkon tablonë, si dhe një trëndafil që mban në dorë Frosina janë simbol dashurie, megjithatë kokën e prerë të Pashait, Natasha Bega, ia vë në sqetull Vasiliqisë, dashurisë së madhe të burrit të pushtetshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura