Ali Ahmeti pritet të japë dorëheqjen, mediat: Kush do të jetë pasuesi i tij

Aug 22, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

ali-ahmeti-1-750x430-696x399-1-600x360

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, ka dyshime që Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, e me këtë rast ia pamundëson Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator.

Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë u.d. kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut./Burimi: Gazeta Express

LEXO EDHE

Historike/ Për herë të parë shqiptarët do të kenë postin e Kryeministrit në Maqedoni, kur do votohet Qeveria e re dhe principet e saj

“Një martesë për nevojë”/ Kthesa politike prej 180 gradësh, çfarë mund të ndikojë në stabilitetin e qeverisë së Maqedonisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura