Algjeriani përdhunon studenten britanike, pastaj e pyet: A isha i mirë?

Feb 11, 2016 | 15:28
SHPËRNDAJE

seks perdhunim algjerian

Një burrë algjerian është në gjyq me akuzën e përdhunimit të një studenteje britanike 25-vjeçare dhe mediat kanë publikuar detajet nga dëshmitë në gjykatë.

I akuzuari, i identifikuar vetëm me emrin Rheda, akuzohet se e ka ndjekur studenten teksa ajo po ecte vetëm rrugës për në shtëpi nga një klub nate që kishte dalë prej andej në orën 5 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në Hannover, Gjermani. Pasi e ka ndalur, burri e ka rrahur keq vajzën, e pasi e ka përdhunuar, e ka pyetur nëse ishte kënaqur.

Ajo tha para gjykatës se sulmuesi i saj e pyeti më pas nëse ai ishte ‘i mirë’… E reja, identifikuar vetëm me emrin, Lara, tha se ky ishte momenti më i keq i jetës së saj.

“Ai më pyeti në një gjermanishte të çalë nëse kisha pak kohë. Para se unë mund të përgjigjesha, ai më kapi nga krahu dhe më tërhoqi poshtë një rrugice. Më tha “kam nevojë për seks”. Sapo hapa gojën për të bërtitur të kërkoja ndihmë, ai ma mbylli me dorë…Pastaj më hodhi në tokë dhe u përpoq për të më hequr pantallonat, por nuk mundi ta bënte këtë. Pastaj filloi të më ulëriste që të zhveshesha”,- vijon rrëfimin e saj vajza teksa tha se kishte tentuar të fitonte kohë duke iu lutur që ta lëshonte.

Kur ajo bërtiti përsëri ai filloi ta gjuante në fytyrë. Ia shembi kokën në tokë derisa e la pothuajse pa ndjenja, dhe ajo mendoi se do të vdiste.

Më pas e përdhunoi dhe ajo tha se gjithë kohën ishte duke folur me veten, duke bërtitur ‘inshallah’ – e cila është fjalë arabe.

“Pastaj më pyeti nëse i kishte pëlqyer, dhe nëse e kisha shijuar”, tha vajza para gjykatës.

Algjeriani e mohon përdhunimin, por prokurorët thonë se provat e ADN-së e lidhin atë me krimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura