“Alfred Peza nxori pistoletën dhe më qëlloi në protestat e 1991-shit”

May 27, 2016 | 18:48
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Alfred Peza lidhur me akuzat e tij për kriminalizimin e PD-së.

Basha sot ne Shkoder
Basha sot ne Shkoder

Basha në fakt, ka postuar mesazhin e një ish-studenti të vitit 1991, i cili pretendon se është qëlluar me armë zjarri nga Alfred Peza, që në atë kohë ka qenë ushtarak.

“Ne vend te replikes me jargavitjet e Rames: Pershendetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza ne tv i cili akuzon te djathten per dekriminalizimin.

Ne fakt ai ka te drejte sepse me dt.22 Nëntor 1991 kur une drejtoja revolten e studentave ushtarak kunder diktatures ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shoket e mij. Mbi 2 mije studente e pedagog te asaj shkolle e din kete akt por edhe sot heshtin!

Ne nuk u kthyem mbrapsht por e perzume nga shkolla kete kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe Partia e tij e ngriten dhe vleresuan ne maksimimum. Eshte koha e maskarenjve ! Ju uroj cdo te mire I.M”, shkruan qytetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura