Alfio bëri një tatuazh për Fatmën dhe është kaq romantik: Vendosa të të kem në lëkurën time

Nov 15, 2018 | 13:13
SHPËRNDAJE

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë kthyer tashmë në çiftin më të komentuar të momentit. Kanë dy vite së bashku, por çifti vendosi ta bënte publike lidhjen vetëm një muaj më parë.

alfio-fatma-1

Tashmë që lidhja e tyre u bë publike, Alfio dhe Fatma nuk i kursejnë fotografitë me njëri-tjetrin apo deklaratat e dashurisë.

Së fundi, Alfio ka treguar se ka bërë një tatuazh për gjysmën e tij për të përjetësuar ndjenjat që ka për të dhe për ta pasur gjithnjë pranë vetes.

alfio

“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë aq të bukura për të të thënë sa shumë të dua!…Prandaj vendosa të të kem në lëkuren time për të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës time!!!”, shkruan Alfio teksa publikon foton e tatuazhit.

fatma

Ai ka bërë tatuazh një zemër në ngjyrë të kuqe në pjesën e poshtme të supit. Pas fotos së publikuar nga Alfio ka ardhur edhe reagimi i i Fatmës, e cila shkruan në “Instagram”: “Surpriza më e bukur e jetës!”.

alfio fatma

fatma met fatma alfio]

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura