Alex Rodriguez dhe romanca e tij me Kathryne Padgett/ Mediat: Nuk është serioze, ata thjesht po…

Jun 26, 2022 | 8:40
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Alex Rodriguez dhe lidhja e tij bëri një bujë të madhe në rrjet. Ish-i i Jennifer Lopez është përfolur shumë për romancën me Kathryne Padgett.

Partnerja e tij 21 vite më e vogël është një bodybuilder dhe modele. Lëvizjet e fundit të çiftit gjatë pushimeve në Evropë kanë krijuar shumë bujë. Së pari, këtë javë çifti u fotografua në klubin e natës Lio në Ibiza të Spanjës.

Vetëm javën e kaluar u konfirmua se mes tyre kishte më shumë se thjesht miqësi, pasi ata u panë duke u puthur në një pistë kërcimi në Capri të Italisë.

Në dritën e të gjitha këtyre thashethemeve, Page Six foli me një anëtar të familjes së Rodriguez i cili dha disa detaje rreth marrëdhënies.

“ Kathryne është një vajzë e shkëlqyer, por lidhja nuk është serioze”, tha burimi. “Ata thjesht po argëtohen, kjo është e gjitha. Alex nuk është me askënd për momentin.”

Por kush është Kathryne Padgett?

Padgett ka lindur në Teksas dhe është një bodybuilder që konkurron në nivelin më të lartë. Ajo ndan një pasion për fitnesin me A-Rod .

Nuk është i vetmi hobi i përbashkët i Padgett dhe Alex pasi të dy janë të apasionuar pas udhëtimeve, siç dëshmohet nga udhëtimet e tyre të fundit nëpër botë, së fundmi në Evropë.

Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të janarit, vetëm disa javë pasi ajo u nda nga i dashuri i saj me të cilin ishte për një kohë të gjatë. Ndërkohë, Rodriguez u nda nga Jennifer Lopez rreth një viti më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura