Alert Çeloaliaj: Vazhdojnë të na shmangen, s’kemi parë asnjë sallë

Apr 3, 2018 | 13:46
SHPËRNDAJE

Kjo është dëgjesa e katërt për Teatrin Kombëtar, e iniciuar nga Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit, që është kundër shembjes së TK-së. Tema e kësaj jave është e drejta qytetare në vendimmarrje. Këtë e bëjmë për sensibilizim, por edhe për të ditur se cilat do të jenë të drejtat tona në këtë nismë të hapur dhe joligjore.

alert celoaliaj

Gjëja që po vuajmë në këtë rast është transparenca! Nisma është nisur nga SPAK-u (Sindikata e Pavarur e Artistëve të Teatrit Kombëtar) dhe është mbështet nga SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës edhe Ekranit). Komisionari i të Drejtës së Informimit na kthehu një përgjigje që ishte se: “Tashmë, projekti është bërë publik”. Projekti është bërë publik, por ne atje kemi parë vetëm rendera sesi do të jetë TK-ja. Më e rëndësishme është që renderat nuk janë një projekt.

Vazhdojnë që të na shmangen, prandaj ka mungesë transparence, sepse ne nuk dimë asgjë sesi do të jenë sallat, skena, gardëroba, ambientet ndihmëse në TK. Kjo hije mjegulle krijohet nga ata që kanë në dorë projektin edhe ia hedhin njëri-tjetrit si patate, njëherë e ka bashkia, njëherë ministria dhe njëherë kryeministria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura