Aleksandër Arvizu largohet nga DASH, mesazhi prekës i bashkëshortes së tij

Sep 28, 2017 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu është tërhequr nga puna në Departamentin e Shtetit dhe një postim prekës në rrjetet sociale ka bërë edhe bashkëshortja e tij Anne, e cila shkruan: “Sot, nuk mund të imagjinoj një mënyrë më ‘të huaj’ për ta përcjellë Alex-in nga Departamenti i Shtetit”.

Postimi i Anne, bashkëshortes së Arvizu:

mesazhi

Nesër është dita e fundit e Aleksit në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon kolapsin e Departamentit të Shtetit dhe evaporimin e ekpertizës së tij, dhe ka ardhur koha që ai te me merret me gjëra të tjera. Nuk ka as një Drejtor të Përgjithshëm për ti shtrënguar dorës (dhënë lamtumirën).

Flamuri i Aleksit do të vijë me postë. Vite më parë, hera e parë që pashë Shërbimin e Jashtëm të SHBA në veprim ishte në Phnom Penh. U impresionova. I palëkundur, inteligjent, dhe plot burime- stafi I tij punonte gjithë ditën mbi cështje prekëse: prostitucionin, trafikimin e gjërave antike dhe drogës, korrupsion I përhapur; sigurinë e amerikanëve në një vend jo stabël.

Dhe Aleksi ishte më i miri i më të mirëve. Ai e dinte që ishtë një nder i madh të punojë për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darka zyrtare në Kamboxha, Mbreti i saj i cuditshëm i këndontë audiencës diplomatike të marrë peng, dhe gjithmonë përmbyllte programin e tij teje të gjatë me këngën “Sayonara.”

Ai ishte sinjali se gjithcka kishte përfunduar dhe mund të ikje nga pallati mbretëror. Sot, nuk mendoj dot për një mënyrë më alla “shërbimi I jashtëm” për të larguar Aleksin nga Zyra Qëndrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura