“Aleksandar Vuçiç politikan i llojit të Millosheviçit”- Flet William Walker që denoncoi i pari masakrën e Reçakut

Jan 13, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

 

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është politikan i llojit të Millosheviçit.

976122425912c57095adc911248585_v4big

Ndërkohë ai theksoi se kreu i shtetit serb duhet të ‘zgjohet’, pasi sipas tij ai e di të vërtetën e asaj çka ka ndodhur gjatë luftës, sidomos në Reçak.

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviç. Por, 21 vjet më pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… Ai e di të vërtetën që ndodhi Reçak. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviçit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviçit”, ka thënë Walker.

Mes të tjerash ai ironizoi Vuçiçin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura