Alegrit i “dridhet” stoli, në Torino ëndërrojnë…

Feb 23, 2019 | 11:07
SHPËRNDAJE

Masimiliano Alegri ka vështirësuar shumë rrugën dhe ëndrrën për të tentuar fitoren e Ligës së Kampionëve, pasi për katër vite me radhë ka vazhduar të diktojë suksese në Itali me Juventusin dhe sigurisht që në rast eliminimi të parakohshëm nga Europa, stoli i tij lëkundet shumë. Nga ana tjetër ishte nënvizuar gjithashtu se edhe sikur ta fitonte,

Alegri

“Konti Maks” do të largohej në mënyrën më të bukur të mundshme nga Torino, për t’i lënë vendin atij që shihet si pasuesi favorit i tiji, Zinedin Zidan. Francezi ka në favorin e tij jo vetëm miqësinë e ngushtë me presidentin Anjeli, por edhe lojën sulmuese me të cilën “Zizu” fitoi 3 Champions radhazi me Realin.

zidan

Por, në listën bardhezi ka edhe një ëndërr të madhe, diçka që mund të shkundë totalisht ambientin.

pep guardiola

Emri i tij është Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit të cilin drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, do të tentojë ta kontaktojë dhe t’i ofrojë një kontratë për sezonin e ardhshëm, ndonëse një pranim nga spanjolli për momentin duket shumë i vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura