Alegri i gëzohet finales së Kupës: Te Juventusi edhe për tre vite. Keqardhje për ndeshjen me Interin sepse…

Apr 21, 2022 | 6:59
SHPËRNDAJE

Masimiliano Alegri i është gëzuar kualifikimit të Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, ku do të sfidojë Interin për një trofe i cili merr një rëndësi të veçantë për bardhezinjtë që janë jashtë luftës për titullin.

ALEGRI

“Futbolli është i tillë, gjëja e bukur është që sot fituam si skuadër, kush hyri në lojë bëri mirë, edhe ata që luajtën nga fillimi. Ne deshëm të arrinim në finale. Por tani duhet lënë mënjanë Kupa, duhet të rikuperojmë energjitë. Në një moment u ktheva dhe nuk kisha askënd për të hedhur në fushë, jemi prej katër muajsh që luajmë me të njëjtët lojtarë.

A do të jem te Juventusi sezonin e ardhshëm? Edhe për tre, jo vetëm për një. Këtu duhet të luftosh gjithmonë për të fituar. Mua më vjen keq që humbëm me Interin, ajo ndeshje vendosi kampionatin.

Situata e ditëve të fundit? Ishte argëtuese. Lapo Elkan është një prej tifozëve më të zjarrtë, dëgjohemi shpesh dhe fola me të edhe sot. Dhe është normale që kur Juventusi nuk fiton, të gjithë zhgënjehen, unë i pari.

Kush është te Juventusi duhet të luftojë gjithmonë për të fituar, jam i inatosur që nuk jemi në garë për titullin kur kanë mbetur 4-5 ndeshje nga fundi. Vitin tjetër nuk duhet të lëshojmë një centimetër.

Nuk mund të fitosh gjithmonë, por as të humbësh gjithmonë”, ishin fjalët e Alegrit pas suksesit 2-0 ndaj Fiorentinës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura