Aleatët kundër Bashës për ministrat teknikë, ‘befason’ Nard Ndoka

Aug 10, 2017 | 17:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një prononcim për “Panoramën” ka dalë kundër aleatëve të tij, Mediu dhe Shehi, duke thënë se ministrat teknikë duhet të qëndrojnë në detyre deri në përfundim të qeverisjes.

ndoka

Sipas Ndokës, qëndrimi deri në formimin e qeverisë së re i jep seriozitet marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës.

“Normalisht, ajo është një marrëveshje politike, serioze dhe e rëndësishme për opozitën, pavarësisht problemeve që u evidentuan në zgjedhje me vjedhje vote etj. Unë mendoj se ministrat teknikë duhet të vazhdojnë detyrën që kanë marrë deri në ardhjen e qeverisë së re. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi tërheqja e tyre në këtë moment. Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për opozitën. Përkundrazi, qëndrimi deri në fund në detyrë i ministrave tregon respekt ndaj asaj marrëveshjeje që u votua edhe në Parlament. Këto janë thirrje të dëshpëruara dhe për të bërë politikë në 42 gradë celsius. Tërheqja e ministrave nuk i jep rëndësi dhe seriozitet marrëveshjes, që e thashë se ishte shumë e rëndësishme për opozitën. Vazhdimi i detyrës nga ana e ministrave është dhe një detyrim kushtetues dhe tërheqja nga detyra është edhe braktisje e përgjegjë- sisë që ata kanë marrë”, ka thënë Ndoka.

I pyetur nëse e sheh të mundshme një bashkëqeverisje mes PS-së dhe PD-së, kreu i PDK u shpreh:

“Kjo kërkon një debat politik më të gjerë, por nuk mendoj se është në interes të opozitës një bashkëqeverisje e PD-së me PS-në. Nisur nga problematikat që u panë dhe u evidentuan në zgjedhje, unë e shoh një mision të pamundur bashkëqeverisjen”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura