Aleanca për Teatrin mbledh firmat në Kukës/ Neritan Liçaj: Të mposhtësh frikën të bën të pa kthyeshëm. Pasuritë tona po i vjedhin oligarkët

May 25, 2020 | 18:21
SHPËRNDAJE

Aktori Neritan Liçaj ka folur nga sheshi i Pallatit të Kulturës në Kukës “Hasan Prishtina” gjatë protestës ku janë mbledhur edhe firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

licaj

Liçaj thotë se kuksianët kanë mësuar të luftojnë serbin dhe çdo vështirësi, dhe nuk ka lindur ai “bir qeni” që t’i mposhtë.

“Iu kanë mësuar të luftoni serbin, çdo vështirësi. Jetën nuk e kemi prej politikës, por prej prirjeve, fisit, familjes e gjakut. Sa kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët nuk ka lindur ai bir qeni. Të gjithë po vuajmë nga abuziviteti dhe korrupsioni

Kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit, prandaj nuk gjejmë paqe. Ti je vëllai im dhe eja të luftojmë bashkë për të drejtat tona, të cilat fillojnë kur kalojmë pragun e shtëpisë. Gjithçka na përket, nuk i përket politikës dhe oligarkëve. Shikoj Kukësin, i cili duhet të jetë i pasur pasi ka shumë pasuri nëntokësore dhe mbitokësore, ndërkohë që është i varfër. Rinia e është larguar. Te shqiptarët kam parë një dritë të madhe shprese sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vetëm një besim, besim tek forca e shpresës. Të mposhtësh veten dhe frikën të bën të pa kthyeshëm.

21 vjet kam kaluar në regjimin diktatorial, 30 vjet kam kaluar në këtë tranzicion rraskapitës që na e kanë imponuar. Nuk na e mposhtin dot zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët. Të përpiqemi të luftojmë me simbolet se në fund fare drejta fiton gjithmonë dhe Teatri do të fitojë sepse me Teatrin fitojmë të gjithë ne. Nuk ka lindur akoma ai burrë që mund të tallet me ne”- tha Liçaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura