Aleanca për Shqiptarët, forca e dytë në kampin politik shqiptar

Oct 16, 2017 | 13:29
SHPËRNDAJE

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të djeshme lokale, tani forcë e dytë te kampi politik shqiptar është Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, njofton Zhurnal.

aleanca maqedoni

Kjo vërehet nga rezultatet e publikuara nga KSHZ për këshilltarë komunal ku Aleanca ka fituar 23% të votave, ndërsa Besa 22% të votave, ndërsa si forcë e parë ende mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim me 42% të votave.

Njashtu Lëvizja Besa nuk ka mundur të shkojë në raundin e dytë për kryetarë komune as në Gostivar, Strugë e Dibër, ku në të njëjtat Aleanca për Shqiptarët është në balotazh me BDI-në./Zhurnal.mk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura